Aktorja shqiptare Eliza Dushku është një tjetër emër i njohur që ka qenë e ngacmuar seksualisht. Eliza vetë ka treguar se në moshën 12-të vjeçare ka qenë e ngacmuar gjatë xhirimeve të filmit “True Lies”, nga Joel Kramer. Tregimi i Elizës është i tmerrshëm. Ajo thotë se edhe sot, 25 vite pasi ka ndodhur ngjarja, e kujton saktë mënyrën se si Kramer e ka mbajtur në prehrin e tij, se si ai insistonte që ë shkonte në dhomën e tij të hotelit dhe se si ai është sjellë në mënyrë të mirë me prindërit e saj, që ata t’i besonin vajzën atij. “Hollivudi ka qenë i mirë me mua, por Hollivudi ka dështuar të më mbrojë si një aktore e vogël, aktore fëmijë asokohe. Nëpër vite, fansat më kanë treguar se si rolet e mia në filma i kanë ndihmuar ata të jenë dikush në jetë”, tregon Eliza në rrjetin e saj social Facebook, aty ku edhe ka treguar rrëfimin e saj. Joel Kramer ka qenë përgjegjës për sigurinë e Elizës gjatë xhirimit të filmit “True Lies”, me aktoren në një moshë shumë të re. Eliza thotë se ka ardhur në përfundim që tani ta bëjë të ditur ngacmimin që i ka ndodhur kur ka qenë e vogël, pasi sheh se edhe koleget e saj po e bëjnë të njëjtën gjë. “Kjo do të më sjellë një qetësim në shpirt dhe fundin e një stuhie në jetën time”. ka shkruar mes të tjerash Eliza Dushku…shiko lajmin e plote me posht ne video

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *