Vaji i kastorit është një ilaç kundër kapsllëkut, pasi është laksativ natyral, por gjithashtu ka përdorime të tjera të tilla si antivirale, antibakteriale, si dhe mund të përdoret për të trajtuar sëmundjet e lëkurës, për të zvogëluar dhimbjen dhe për të stimuluar sistemin imunitar.
Duhet të theksohet se vaji i kastorit, siç tregojnë mjekët dhe hulumtimet, mund të jetë toksik dhe të prodhojnë efekte anësore të pakëndshme, prandaj tregohuni të kujdesshëm në përdorimin e tij. Ndër efektet anësore që mund të prodhojë janë reaksionet e lëkurës dhe çrregullimet gastrointestinale.
Ky vaj prodhohet kryesisht në Indi dhe përbëhet nga acide yndyrore, 90% e të cilave është acidi rhinoleik. Vaji i kastorit është përdorur që nga kohët e lashta për qëllime kurative dhe tani përdoret gjithashtu në industri, veçanërisht në industrinë e tekstilit.
Përdorime të tjera jo-medicinale të vajit të kastorit kanë të bëjnë me kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën.
Shfrytëzimet medicinale të vajit të kastorit:
Medikament gastrointestinal,
Antimikrobik (antibakterial, antiviral dhe antifungal),
Anti-inflamator (Për artritin, dhimbjet e nervit shiatik dhe shpinës, etj)
Stimulimi i sistemit imun dhe limfatik,
Vaji i kastorit mund të jetë i dobishëm për trajtimin e kushteve të ndryshme të lëkurës si keratoza, dermatoza, shërimi i plagëve, puçrra fytyre, kruajtje, lytha dhe infeksione të tjera të lëkurës, dhjamore etj.
Sipas disa studimeve thuhet se vaji i kastorit mund të jetë një trajtim i mirë kundra kancerit. Vazhdojnë studimet mbi efektet e vajit të kastorit tek sëmundje të tilla si kanceri, skleroza, sëmundja e Parkinsonit, sëmundjet e mëlçisë, për të marrë rezultate më bindëse mbi përfitimet mjekësore të tij.