Në ditët e sotme për shkak të angazhimeve të shumta është shumë e vështirë të gjeni kohë për veten e për t’u relaksuar. Një nga mënyrat më të mira për t’u çliruar nga stresi apo mërzitë e ditës është të digjni një gjethe dafine.
Kjo mënyrë u zbulua nga shkencëtari rus Genadi Malakhov, ku sipas tij kjo mënyrë është përdorur gjerësisht në Aromaterapi dhe në gjethen e dafinës janë gjendur prona të dobishme për lehtësimin e stresit. gjethe dafineDafina ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore. Ajo mban një aromë karakteristike dhe ju sjell përfitime në lëkurë dhe në frymëmarrje.
Ajo është e dobishme në relaksimin e muskujve dhe ul tensionin e lartë të gjakut gjithashtu. Ja çfarë duhet të bëni: merrni një gjethe dafine, ndizeni me anë të një shkrepseje dhe vendoseni në një tavëll duhani. Largohuni nga dhoma për 10 minuta dhe më pas rikthehuni në dhomë.
Dafina do ta ketë ndërruar të gjitha atmosferën dhe aromën e dhomës. Uluni në një kolltuk të rehatshëm dhe merrni frymë thellë, stresi do të qëndrojë larg dhe do të relaksoheni në maksimum. Këtë mënyrë mund ta përdorni dhe në banjo, ndërsa jeni duke bërë dush të ngrohtë.