Kalimi i festave, teprimi me ushqimin sigurisht që mund të kenë sjellë disa kilogramë më tepër, dhe duhet të kthehemi në format e mëparshme. Dietologët kanë disa dieta efektive për këtë vit. Ekspertët thonë se rreth 30-30% e peshës që humb gjatë dietës, e rifiton pas një viti. Por gjithçka varet nga plani i ngrënies.
Një nga dietat më të njohura komerciale, është Weight Watchers, ku ushqimet shihen përmes vlerave ushqyese, dhe ke një standard ditor kalorish.
Më pas renditet Volumetrics Diet, e dizenjuar nga një nutricionistje në Universitetin e Pensilvanias, Barbara Rolls. Ajo përqëndrohet tek densiteti i ushqimeve me pak kalori, siç janë qumështi me pak yndyrë, drithërat, frutat pa niseshte dhe perimet, si dhe kufizon ushqimet me shumë kalori.
Dietat më të mira për shëndetin e zemrës
Një dietë e varfër rrit rrezikun e sëmundjes së zemrës, pasi ngrënia e ushqimeve me yndyrna çon në rritjen e tensionit, nivel të lartë kolesteroli dhe obeziteti që është faktori kryesor i sëmundjeve të zemrës.
Në këtë rast ekspertët sugjerojnë dietën mesdhetare, që fokusohet tek konsumimi i peshkut dy herë në javë, dhe drithëra, fruta e perime.
Në vend të dytë sugjerohet Ornish Diet, ku yndyrnat kufizohen në 10 % të kalorive ditore, dhe ushqimet ndahen në pesë grupe.
Dietat më të mira për diabetikët
Sërish dhe për diabetikët renditet Dieta Mesdhetare si më e mira. Por sërish tek të gjitha dietat sugjerohet aktivitet fizik.