“The Fast of the Furious” padyshim është një nga filmat më të preferuar në të gjithë botën.
Në një rrëfim ekskluziv për Report Tv, aktorja shqiptare Erigerta Deda tregon eksperiencën e saj në këtë film, prapaskenat, pagesën që ka marrë si dhe synimet për të ardhmen.
Intervista e plotë:
-Report Tv ka kënaqësinë të bisedojë me shqiptaren Erigerta Deda e cila është aktore ne filmin Fast and Furious 8. Le të mësojmë më shumë rreth kësaj eksperience dhe të kësaj aktoreje që pati fatin të ishte pjesë e Hollivudit të madh. Në fakt sa ishte fat dhe sa ishte meritë e jotja, ju u gjendët rastësisht në këtë produksion apo punove fort për të arritur pjesëmarrjen?
Pavarësisht se unë konkurrova si gjithë të tjerët, ata më ofruan që unë të punoj rreth një muaj dhe jam kënaqur shumë.
-Sa e vështirë është për një shqiptare të bëhet pjesë e kinematografisë amerikane?
Nuk mund të them se është e lehtë por as nuk mund të them se është e pamundur, edhe unë vetë jam e re dhe do shumë punë dhe profesionalizëm.
-Si ishte dita jote e parë e punës?
Dita e parë e punës ka qenë shumë e bukur të gjithë ishin aty me mua, kishte shumë kamera, makina. Ishte një ndër projektet më të mëdha në Hollyëood. Ne kemi darkuar bashkë. Unë dua t’ju flas për Shqipërinë por ata nuk e njohin shumë mirë, ata thonë nuk e dimë ku është në hartë. Unë ju them që ndodhet afër Greqisë, Maqedonisë.
-Kanë interes të mësojnë rreth kulturës shqiptare?
Po kanë interes sa herë flas më thonë na trego më shumë, më thonë si thuhet kjo në shqip. Mundohen ta përsërisin dhe është shumë e bukur respekti dhe dashuria që kanë për të tjerët.
-Mban mend ndonjë incident të ndodhur gjatë ditëve të provave?
Kanë qenë shumë makina luksoze që janë hedhur nga kati i shtatë, dhe aty kam qenë prezente. Aty ne po vrapojmë dhe janë rreth treqind që po hidhen ato po tërhiqen me vinç sepse nuk kanë njerëz brenda. Ajo ka qenë gjëja më interesante që kam parë.
-Si e përjetove gjithë këtë?
E përjetova me një ndjesi shumë të madhe, sepse ishte atmosfera një flakë e paparë, ishte shumë interesante.
-Cili është synimi jot për të ardhmen?
Unë sapo kam mbaruar Bachelor për aktrim. Kam ardhur në Shqipëri të shikoj familjen përpara se të nisem për një projekt të madh atje. Do jetoj në Atlanta sepse është aktualisht vendi i parë në botë për filma dhe televizion.
-Mund të ndalemi pak tek fëmijëria jote si ka qenë Erigerta para se të largohej nga Shqipëria dhe a ka ndryshuar ajo?
Unë kam lindur dhe jam rritur disa vite në Rrëshen, jam edukuar me kulturën mirditore shqiptare. Unë u largova në Angli ku jetova gati tre vjet. Më pas më doli lotaria amerikane ika me familjen në Cleaven Ohajo ku kam jetuar mbi njëmbëdhjetë vite. Unë e kam ruajtur traditën shqiptare, mamaja ime ende gatuan ushqime shqiptare të cilat janë shumë të mira. Unë jam munduar ta mbaj traditën shqiptare por është edhe vendi që të bën të ndjehesh edhe amerikane sepse unë kam pasaportë Amerikane edhe atje kam jetuar shumë vite.
-Si të duket Shqipëria pas rikthimit?
Kjo është hera e dytë qe vij. Jam kënaqur shumë ka shumë gjelbërim dhe bukuri. Njerëzit janë shumë interesant.
-A je rritur me shembujt e kinematografisë shqiptare, apo asaj të huaj?
Unë jam rritur me të dyja, Amerika ka lloje të ndryshme filmash, ndërsa Shqipëria duhet të ketë edhe më shumë komedi pasi nuk jemi një popull shumë serioz por jemi të buzëqeshur.
-Ke synim të bëhesh pjesë e stafit të aktorëve shqiptarë?
Po më pëlqen të jem pjesëmarrës në kinematografinë shqiptare pasi e njoh mirë gjuhën shqipe e cila më ndihmon shumë të komunikoj dhe të shkruaj. Jam shumë e kënaqur që dikush të më thërasi për një film shqiptar.
-Përveç Fast and Fourios 8 keni realizuar edhe projekte të tjetra?
Po kam realizuar edhe projekte të tjera ku kam takuar shumë aktorë të mëdhenj.
-Më trego edhe për atmosferën si është në punë a ndryshon nga shqipëria, pasoi është një vend i vogël dhe Hollyëoodin kush nuk do e ëndërronte?
Në Amerikë puna është shumë profesionale dhe strikte, ka shumë rregulla që duhen zbatuar. Këtu në Shqipëri po shikoj që njerëzit janë shumë të afërt pasi është një vend shumë i vogël. Kjo është shumë interesante pasi këtë gjë nuk mund ta gjesh në çdo vend të botës.
-Ndërkohë teksa punoje mund të krijoje miqësi kollaj?
Po patjetër njerëzit janë shumë të afërt, janë të dashur të respektueshëm. Unë ndihem shumë afër me ata pasi hamë bashkë, flasim bashkë, jemi shumë të lirshëm.
-Mund të ndalemi pak edhe tek pagesa?
Në projektet që unë kam marrë pjesë normalisht që nuk kam pasur ndonjë pagë shumë të lartë pasi nuk jam ndonjë aktore që kam arritur shumë lart por sa më shumë eksperiencë të kesh aq më shumë do paguhesh.
-Po tek filmi Fast and Fourios?
Jam kënaqur pasi kam pasur kontratën për një muaj dhe nuk kam pasur nevojë të punoj më për një vit.
-Erigerta sa kohë të është dashur të studiosh? Çfarë studimesh ke mbaruar?
Unë sapo jam diplomuar për aktrim. Unë kam studiuar si të shkruaj një skenar. Tani që kam krijuar edhe lidhjet kam njohur njerëz të rinj. Më pëlqen të jem pjesëmarrëse në të tilla projekte. Unë kam qenë një studente shumë e mirë kam studiuar në universiteti i Ohajos.
-Sa ndryshon kinematografia e vërtetë reale, përjetimi, roli i të qenurit aktore nga studimet, a ka ndryshime?
Po ka shumë ndryshime kur je në një set profesional i ke yjet botërore aty.
-Erigerta për ta mbyllur do doja të jepje një mesazh për të rinjtë shqiptar, për ëndrrat e tyre?
Do të thoja që ëndrra amerikane është jashtëzakonisht shumë e vështirë por si shqiptare unë e kam në gjak artin. Dua t’ju them të rinjve shqiptar që ta marrin punën me seriozitet edhe duhet të kenë shumë ambicie sepse kjo industri është shumë e vështirë dhe jo të gjithë kanë sukses.