Në Shqipëri në qytete termometri në ditët e fundit ka zbritur edhe nën gradë, por në Sidnei të Australisë ndodh e kundërta. Sot termometri në këtë qytet ka arritur temperaturën 47.3 gradë celsius, teksa dita e sotme është më e nxehta që nga viti i largët 1939.

Në zonën e qytetit më të populluar australian është shpallur alarmi për përhapje të mundshme të zjarreve, ndërkohë që në disa rrugë ka filluar edhe shkrirja e asfaltit.

Rekordi i temperaturës më të lartë ka qenë ai nga viti 1939, kur është regjistruar 47.8 gradë celsius. Për australianët, kjo ka qenë një gjë e pritur sepse në shtator të vitit 2017, ata u paralajmëruan për rrezikun nga temperaturat e larta dhe nga përhapja e zjarreve gjatë stinës së verës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *