Kjo maskë perbehet nga mjalti dhe kanella. Të dy përbërësit ofrojnë përfitime të mëdha për flokët dhe gjithashtu për kokën. Gjëja më e mirë është që secili prej përbërësve është shumë i lehtë për t’u blerë dhe nuk janë aspak të shtrenjtë, kështu që ju do të merrni rezultatet më të mira me një investim të vogël.
Kjo maskë mund të përdoret në çdo lloj floku (të yndyrshëm, të thatë, të butë, me onde).
Përbërësit:
1 lugë çaji kanellë
1/2 një filxhan vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
Përgatitja:
Shtoni 1/2 filxhan vaj ulliri në një tigan të vogël dhe vendoseni në zjarr. Pastaj, kur vaji te ngrohet , hiqeni atë nga zjarri dhe vendoseni menjëherë në një tas. Pastaj, shtoni 1 lugë çaji kanellë dhe 1 lugë çaji mjaltë. Perziejeni mirë me një lugë, derisa të merrni një perberje homogjene.
Perdorimi:
Aplikoni këtë përzierje në kokën tuaj, duke përdorur një furçë si një aplikues. Ndiqni këtë proces: së pari, ndani flokët me një krehër dhe filloni të aplikoni nga pjesa e prapme deri në pjesën e përparme.
Lëreni të veprojë për 15 minuta. Pastaj, lani flokët me një shampo të butë dhe balsam ne fund per zbutjen e majave si zakonisht.
Kjo maskë duhet të përdoret çdo ditë për një javë. Ju do të vini re një ndryshim të madh së shpejti! Flokët e tua do të jenë shumë më të shëndetshme dhe me me shkelqim se me pare.