Ndryshojeni imazhin dhe shkëlqeni.
Derisa disa femra që nga rinia kanë problem me flokë të holla dhe të rralla, te disa ai problem fillon të shfaqet që nga mosha tridhjetëvjeçare.
Meqenëse të gjitha i duam flokët të bukura, të kuruara, të bujshme, nëse natyra nuk ka qenë në anën tonë, ekziston mënyra që madje edhe flokët e hollë dhe të rrallë të duken mrekullueshëm.
Natyrisht, zgjidhja është në zgjedhjen e duhur të stilit, transmeton Telegrafi.
Këto janë top tri stilet e flokëve për femrat me flokë të hollë dhe të rrallë:
1. Të shkallëzuara
Flokët e shkurtuara në mënyrë të shkallëzuar vizualisht duken mjaft të dendura dhe të shëndetshme, sepse shtresa më e shkurtër “ngrihet” dhe shton vëllimin.
2. Bob
Gjatësia është një ndër faktorët i cili mbulon mangësitë – flokët e rrallë nuk duhet të jenë më gjatë se deri në supe.
3. Tufat
Nëse dëshironi t’i ngjyrosni, provoni tufat – kombinimi i toneve shkëlqyese dhe të errëta vizualisht jep dendësinë.