Lajmi se nëna do të shiste fëmijët e ish-burrit ose nëse nuk do t’i shiste, do t’i vriste, tronditi gjithë opinionin publik një javë më parë.
Familjarët e Esmeralda Rukos thanë se pas gjithë kësaj historie të shëmtuar qëndron ish-bashkëshorti, Ervin Dunga.
Ky i fundit u shpreh se është Esmeralda ajo që i keqtrajton fëmijët dhe jo ai. Ndër të tjera ai fajëson ish-bashkëshorten se e ka çuar drejt depresionit pasi nuk i lejon të takojë as fëmijët që prej divorcit.
Mirëpo, mbrëmjen e sotme, i alarmuar Ervini ka shkruar në redaksinë e JOQ.al. Ai thotë se prej ditësh e ndjekin dy burra të moshës 50-vjeçe dhe është i sigurt se janë vrasës me pagesë.
I pyetur nga JOQ nëse është i sigurt për këtë që thotë dhe nuk po sajon ndonjë gjë, Ervini betohet dhe madje dërgon foton e shkrepur me dy personat “e çuditshëm” për të.
Ai shkruan:
Përshëndetje JOQ, jam Edvin Dunga ish-bashkëshorti i Esmeralda Flamur Rukos, nënës që pak ditë më parë u akuzua se do shiste fëmijët dhe do t’i vriste për inatin tim. Prej disa ditësh më ndjekin dy tipa rreth 50-vjeç. Përballem shpesh me ta, kam frikë se janë vrasës me pagesë. Kam frikë se janë njerëzit e ish-gruas time dhe duan të më vrasin. Jam i shokuar, po vdes nga frika. Duken të çuditshëm, ju betohem. I kam kapur dhe foto te mbikalimi i Unazës së Re.
Hipa në autobus dhe shyqyr i shpëtova për sot këtyre dy tipave të çuditshëm. Ndihem më i qetë tani. Një gjë është e vërtetë: ose janë paguar të më vrasin, ose të më bëjnë me fiksime, të më godasin rëndë psikologjikisht dhe të më çojnë drejt çmendinës. Un po ju dërgoj fotot dhe shpresoj që shteti të bëjë diçka për mua.