Një vajzë nga India është pagëzuar me emrin “vajza gjarpër” për shkak se i bie lëkura çdo gjashtë javë si rezultat i një sëmundje të rrallë. Shalini Yadav, 16 vjeç, e cila më në fund do të marrë trajtim mjekësor në Europë, ka nevojë të lyejë vazhdimisht trupin e saj me krem hidratues dhe të bëjë banjë çdo orë në mënyrë që të mos i ngurtësohet lëkura. Nëna e saj Devkunwar tha: “Ndihem kaq e pafuqishme kur shoh lëkurën e saj që rrëzohet dhe del sërish, duke i shkaktuar dhimbje fëmijës tim. Kjo sëmundje nuk po e vriste, por po i merrte jetën pak nga pak. Nuk kishim asnjë ide se ku të shkonim dhe ku të konsultoheshim”. Shiko videon me poshte.