Një grup shkencëtarësh amerikanë, i kanë dhënë jetë një projekti “për të rikthyer në jetë” subjektet klinikisht të vdekur. Duket si trauma e një filmi horror ose të fantashkencës, por gjithçka është e vërtetë.
Shoqëria “Biotech Bioquark”, ka marrë aprovimin nga qeveria amerikane, përfshirë dhe mundësinë për të rekrutuar (me lejë speciale të marrë nga familjet) 20 pacientë klinikisht të vdekur për shkak të një goditjeje cerebrale.
Për t’ia arritur, kërkuesit do të përdorin një terapi të përzierë, mes të cilave, rigjenerimin e trurit dhe injektimin e qelizave staminale.
Procesi i terapisë, nga stimulimi nervor te injektimi, do të zgjasë disa muaj. Gjatë kësaj periudhe, subjektet do të monitorohen përmes ekraneve cerebrale për të verifikuar shenjat e një “rigjenerimi” të mundshëm.
Dhe këtu çështja kalon në një aspekt të rëndësishëm: në rast të një rezultati pozitiv, truri i individit “të rilindur” do të rinisë nga zero, duke marrë një identitet plotësisht të ri, transmeton Shqip. Në fjalë të tjera, do të klasifikohet si individi “X” dhe jeta e tij e re do të ketë një fillim që nga ai moment. Një hipotezë, që për momentin është mes më të vlerësuarave.
Pavarësisht nga “Misioni Frankenstein”, studimi do të lejojë marrjen e informacioneve unike mbi gjendjen e vdekshmërisë cerebrale, duke i hapur rrugën terapive të reja për të përballuar gjendje kome dhe vegjetative, si dhe patologji si Parkinsoni dhe Alzheimeri. “Presim të shohim rezultatet e para në 2-3 muajt e parë”, – thotë doktor Ira Pastor, shefi i “Bioquark”.