Si shumë familje të tjera nëpër botë, edhe kjo familje jetonte duke kaluar shumicën e kohës para ekraneve elektronik, të tillë si konzola të lojërave, tabletë, celularë dhe laptopë.
Por, verën e kaluar, kjo familje e ‘guximshme’ hoqi dorë nga pajisjet elektronike dhe ‘udhëtoi prapa në kohë’ për të përjetuar vikendet që ishin në vitet e 50’ta, 60’ta, 70’a, 80’a dhe 90’a.

Në fakt, ata u bënë pjesë e emisionit ‘Back In Time For The Weekend’ (Prapa në kohë për vikend) që transmetohet në BBC2, që shfaqë atë se sa shumë ka ndryshuar jeta përgjatë viteve,

Të udhëzuar nga prezantuesit Giles Coren dhe Polly Russell, eksperienca e kësaj familje shfaqet në ekranet e Britanisë gjatë vikendeve.

Duke filluar me një ditë nga vitet e 50’a, ekrani i tyre i hollë i TV është zëvendësuar me një piano, së bashku me një pako letrash.

“Duket sikur kjo është një shans jetësor për ne, për të bërë diçka së bashku, për shkak se kur nuk kemi qasje në pajisjet elektronike ne flasim më shumë dhe dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin”, thotë nëna Steph, e martuar me Rob.

Ata kanë dy fëmijë, Daisy, 16 vjeç dhe Seth, 12 – jeta e të cilit dominohet nga teknologjia, dhe i cili nuk duket se kënaqet me këtë jetë. “Nuk mbaj mend jetën para internetit, për shkak se jam 12 vjeç”, shpjegon ai.

Formati i këtij emisioni është pëlqyer nga shumë njerëz, për shkak se po del se teknologjia po ndikon shumë në marrëdhëniet familjare.

Duke jetuar ditët e viteve të ardhshme, gjërat shkojnë e rregullohen me ardhjen e pajisjeve teknologjike. Deri të “udhëtojnë” në vitet e 80’a – në kohën kur njerëzit shikonin 50% më shumë TV se një dekadë më herët – familja fillon të ‘ndahet’.

Dhe nga vitet e 90’a ka më shumë teknologji. Kështu, ata arrijnë në botën moderne – një moment jo shumë i mirë nga vitet e mëhershme, kur familja e tyre ishte më e bashkuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *