Një paisje e ngjitur mbi syze mundëson edhe të verbërit të lexojnë si të gjithë njerëzit dhe të kryejn veprimtari pa asnjë pengesë.
Paisja e quajtur ‘OrCam’ përbëhet një aparat miniaturë të teknologjisë optike me karakter njohës. Kamera është në gjendje të lexojë dhe pastaj nepërmjet kufjeve të transmetoj atë në veshin e njeriut, gjithashtu kjo aparaturë mund të njohë fytyrat specifike dhe produktet komerciale, përcjell lajmi.net
“Ajo është shumë e përdorshme dhe ka potencial për të sjellur shumë pavarsi tek përsonat me nevojë, e sidomos për të moshuarit të cilët kanë probleme me të pamurit”, është shprehur bashkautori i studimit, Dr.Mark Mannis, kryetar i oftalmologjisë në Universitetin e Kalifornisë.
Studimi është kryer tek 12 të moshuar me humbje të mëdha të shikimit nga çrregullime të ndryshme mosha mesatare e të cilëve ishte 65 vjeç. Pjesëmarrësit në studim u trajnuan për përdorimin e paisjes e cila funksionin me shtypjen e një butoni për marrjen e imazhit dhe leximin e tij, për ta transmetuar pastaj atë në veshin e përdoruesit përmes kufjeve.
Pas një jave, të gjithë kishin kryer thuajse 9 nga 10 detyrat e dhëna siç janë leximi i një mesazhi në ndonjë paisje elektronike, një titull gazete, leximi i një faqje nga ndonjë libër, për ta gjetur dhomën në bazë të shenjave në koridor e disa të tjera.
Nga të gjithë pjesëmarrësit, vetëm njëri kishte probleme teknike me paisjen e të gjithë thanë se do të konsiderojnë mundësinë e përdorimit të saj edhe në jetën e përditshme.
“Paisja kërkon eksplorim dhe sofistikim të mëtutjeshëm që miliona të verbër në botë të kenë mundësinë e leximit dhe të kryerjes së veprimeve normale si të tjerët”, është shprehur në fund Mannis.