Në krahasim me madhësinë e kokës, macet kanë shprehimisht sy të mëdhenj të cilët përbëhen nga disa shtresa indesh.

Të bardhët e syve përbëhet nga inde të dendura lidhore të cilat janë mirë të furnizuara me gjak.

Korneja e syrit është e ndërtuar nga shtresat e holla të qelizave të shpërndara në mënyrë të veçantë, të cilat bëjnë të mundshme të depërtojë drita në sy, transmeton Telegrafi.

Macet, si edhe qentë, kanë shtresë indesh të cilat reflektojnë dritën. Emri profesional i tyre është tapetum lucidum.

Thënë me fjalë të thjeshta, për këtë shkak maceve u shndrisin sytë në errësirë.

Derisa tapetum lucidumi rrit aftësinë e shikimit në dritë të dobët, njëkohësisht zvogëlon mprehtësinë e shikimit në dritë të bollshme.

Macet gjithashtu mund të dallojnë edhe ngjyrat, por jo edhe nuancat e ngjashme.

Herën tjetër kur e lini macen në errësirë të plotë, kini parasysh që ajo nuk sheh asgjë. Do të ishte mirë që të kishte së paku një burim të vogël drite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *