Rrudhat janë një dukuri normale që vijnë si pasojë e kalimit të viteve. Megjithatë, prania e tyre e bën fytyrën të humbasë shkëlqimin dhe për këtë arsye, të gjithë njerëzit, veçanërisht gratë, praktikojnë mënyra të ndryshme për t’i luftuar ato. Përveç plakjes, rrudhat mund të shkaktohen edhe nga një mënyrë jetese jo e shëndetshme, stresi, dieta e varfër dhe ndotja e ajrit.
Ekzistojnë disa metoda efektive natyrore për të trajtuar papërsosmëritë e lëkurës dhe rrudhat. Ne do t’ju këshillojmë një krem fantastik, natyror për fytyrën që do të ketë efekte të jashtëzakonshme në vetëm një javë!
Përbërësit:
1 lugë çaji mjaltë
2 lugë çaji vazelinë farmaceutike
1 e verdhë veze
1 lugë gjelle vaj ulliri ose vaj bajame
Nxehni vazelinën farmaceutike për 20 sekonda. Pastaj, shtoni mjaltë, të verdhë veze dhe vaj ulliri (bajame). Përzieni mirë të gjithë përbërësit në mënyrë që të merrni një përzierje homogjene.
Ky krem natyror duhet të mbahet në kutinë e ndonjë kremi tjetër.
Aplikoni kremin në fytyrë dhe masazhojni butë me ndihmën e gishtave. Lereni në fytyrë për gjysmë ore. Më pas, fshini kremin e tepërt nga fytyra me një copë pambuku, të zhytur më parë në ujë.
Për rezultate më të shpejta, përdoreni këtë krem në baza ditore. Kjo do t’ju ndihmojë të keni lëkurë të shëndetshme, pa rrudha.