Një djalë i ri nga Spanja me emrin Alberto, përgjithmonë do ta mbajë në mend përgjigjen në pyetjen “Kush është Steve Rogers në filmin “The Avengers?” që i është bërë në kuizin Ahora Caigo.Përgjigja e saktë ka mundur t’i sjell atij plot 100 mijë euro, kurse ai është bërë i famshëm për shkak të një detaji – në bluzën që e kishte veshur në atë moment kritik, kishte të shkruar përgjigjen e saktë që i është bërë në kuiz. Në këtë pyetje ai kishte tri alternativa – mjek, zotëri dhe kapiten. Por, ky i ri nuk kishte ditur përgjigjen e saktë, edhe pse e kishte të shkruar në bluzën që e kishte veshur, dhe vetëm Zoti e di se sa herë e ka lexuar derisa e ka veshur. Në bluzë shkruante “Steve Rogers është kapiten Amerika”.
Për më shumë ju sjellim më poshtë edhe videon:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *