I keni të njohura detajet e ejakulimit mashkullor i cili përmban qindra miliona spermatozoidë, por çfarë për ejakulimin tjetër që ndodh para kohe? Si duket edhe ai lëngu që del kur mashkulli është super i eksituar ka një rol të rëndësishëm për seksin dhe tërë proçesin riprodhues.

A mund të ngeleni shtatzënë nga para-ejakulimi?

Përgjigja është po, pasiqë ende ka spermë në para-ejakulim edhepse nuk është ejakulim i vërtetë. Ajo që e bën paraejakulimin të rrezikshëm është se nuk mund të kontrollohet sikurse ejakulimi me orgazëm pasiqë është vështirë të hetohet.

Sa është i ndryshëm nga ejakulimi i vërtetë?

Paraejakulimi vjen nga sekrecionet e gjëndrës bulbouretrale ndërsa ejakulimi real vjen nga testikujt. Dallimin e përbën origjina nga vijnë mirëpo bëhet fjalë për të njejtin lëng. Kur mashkulli eksitohet, gjëndra bulbouretrale prodhon lëng i cili rrjedh jashtë uretrës në të njejtin gyp sikurse sperma dhe urina.

Cili është qëllimi i paraejakulimit?

Paraejakulimi ka dy përgjegësi: Të pastrojë uretrën dhe të shtojë lubrifikimin e vaginës së partnerit femëror. Paraejakulimi pastron uretrën duke neutralizuar çdo aciditet dhe duke shërbyer si lubrifikant.

A ka ekuivalent femëror?

Sigurisht që po dhe prodhohen në gjëndrat e vogla të quajtura të Bartolinit, të cilat ndodhen në hyrjen vaginale dhe sekretojnë lagështi që lehtësojnë penetrimin.

Çka tani?

Rreziku mund të jetë më i vogël mirëpo ende është ekzistent. Prap mund të fitoni sëmundje seksuale nga paraejakulimi, edhepse gjasat janë tejet të vogla prap mund të ngeleni shtatëzënë. Prandaj sigurohuni që partneri të përdorë prezervativ para penetrimit që të jeni më të sigurtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *