Disa femrave gjenetika u ka dhënë këmbë të gjata dhe të holla, dhe ato me pak mund e arrijnë efektin e dëshiruar. Nëse nuk jeni nga ato me fat, nuk do të thotë se jeni të dënuara që gjithmonë të vishni pantallona dhe funde të gjata.
Në rast se mendoni se këmbët tuaja janë shumë të holla, duhet të përqendroheni në ushtrime të fuqishme për zhvillimin e muskujve, ndërsa nëse keni këmbë të forta, atëherë zgjidhni aerobinë.
Cilido lloj i ushtrimeve do të forcojë muskulaturën e këmbëve tuaja dhe do t’u ndihmojë që ta zvogëloni celulitin, i cili është armik edhe i femrave me këmbë të holla dhe bukur të formësuara.