Vetëm personat e sigurtë në vete, dhe ata me inteligjencë emotive, janë të aftë të njohin emocionet e tyre dhe t’i shprehin ato, edhe pse mund të konsiderohen si emocione “negative” nga shoqëria jonë.

Duhet shumë kurajo për të dalë kundër “turmës” dhe për të shprehur atë që ndien vërtet në një moment të caktuar. Nga ana tjetër, fshehja e emocioneve apo mungesa e shprehjes së tyre, shkakton një dëm shumë të madh jo vetë në shëndetin tonë mendor, por edhe atë fizik.

Në këto raste është vënë re një rritje e rrezikut për t’u prekur nga sëmundje si astma bronkiale, hipertensioni arterial, si dhe patologji të tjera kardiake.

Gjithashtu personat që nuk i shprehin emocionet e tyre, reagojnë në mënyrë shumë të ekzagjeruar ndaj stresit, sipas një studimi të kryer në Universitetin e Standfordit.

E qara është një nga shprehitë më intime të ndjenjave tona. Kur qajmë përpara dikujt, është njësoj si ta zhveshim shpirtin tonë përpara mendjes së personit që po na dëgjon.

Nëse ky person “e pranon” trishtimin tonë dhe nuk përpiqet të largohet nga ne, apo të përdorë fjalë inkurajuese për të na bërë të pushojmë, ne krijojmë një lidhje të ngushtë shpirtërore me të.

Për ta mbyllur këtë shkrim, duam të themi se ne nuk qajmë sepse ndihemi të dobët, apo të paaftë, por sepse jemi të gjallë dhe nuk na vjen turp të shprehim ndjenjat tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *