Kur lëkura është e ngarrkuar tepër me kozmetikë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave.Ëndrra e çdo femre është lëkura pa të meta, që shkëlqen dhe plot freski. Që të arrini këtë, për fillim, duhet të kujdeseni se çka futni në trup përmes ushqimit dhe pijeve, sepse lëkura menjëherë reagon në ushqimin jo të shëndetshëm me tajitje të shtuar të yndyrës, puçrra, kokrra të zeza …E njejta do të ju ndodhë nëse i anashkaloni rregullat themelore të kujdesit. Që lëkura të jetë e shëndoshë, butë dhe mat, duhet rregullisht të pastrohet thellë dhe hidratohet, ashtuqë papastërtitë nga poret dhe shkëlqimi i yndyrës të zhduken. Duket e lehtë, apo jo?Megjithatë, femrat jo rrallë e kanë të vështirë të zbulojnë se cilat produkte për kujdesin e fytyrës i përshtaten dhe si t’i kombinojnë në mënyrën e duhur. Gjatë përzgjedhjes së produkteve kozmetike, duhet t’i kushtoni vëmendje formulës dhe përbërjes. Është e dëshirueshme të janë produkte kremoze me përbërje të lehtë, të cilët nuk krijojnë ndjenjë peshe.Kur lëkura është e ngarrkuar me kozmetikë të rëndë, ajo nuk merr frymë, mbyllen poret, kurse si pasojë rrjedhin një spektër i tërë i të metave, kështu lëkura juaj humbë freskinë, shkëlqimin dhe tenin e shëndetshëm dhe natyral.Produktet që bazohen në përbërësit natyral, si argjile, e cila vlenë si aleati më efektiv për bukurinë e grave, gjithmonë janë përzgjedhje e mirë.Argjilja ka aftësinë t’i largojë toksinat dhe papastërtitë nga lëkura të cilat shkaktojnë paraqitjen e kokrrave të zeza dhe puçrrave, absorbon yndyrnat, eliminon qelizat e vdekura, pengon tharjen, hidraton lëkurën, madje eliminon edhe iritimet në pjesët problematike.Pra, në pamjen e lëkurës suaj mund të ndikoni shumë. L’oreal Paris Pure clay maskat ju ofrojnë instadetox për vetëm 10 minuta.Efikasiteti i këtyre maskave bazohet në kombinimin e fuqishëm të tri argjileve: Kaoliniti, mineral natyral i argjiles eliminon papastërtitë dhe sebumin e tepërt që e tajit lëkura, pastaj filosilikati me emrin Montmorilonit i pasur me minerale, që i ndihmon lëkurës të eliminojë të metat, dhe Rasul, i cili detoksikon, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe pengon tharjen e saj.Shiko ne video me posht se si perdoret me mirë.

Përdorimi: dy deri tri herë në javë, aplikoni në shtresë të hollë Pure Clay maskën në fytyrë, lëreni të qëndrojë 5 – 10 minuta, dhe pastaj largojeni me ndihmën e peshqirit të lagur apo ujit të ngrohtë. Shmangni zonën përreth syve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *