Grimi pandërprerë po ju përhapet përreth syve? Kjo ndoshta nuk ka aspak lidhje me aftësitë tuaja si grimere, por ka me formën e kapakëve të syve. Mos u brengosni, ka rregulla të grimit që ju ndihmojnë të dukeni si më së miri.
1. Gjithmonë përdorni prajmer për hije
Shkaku i formës së kapakëve, grimi në këtë pjesë është e prirë për t’u përhapur. Për t’i parandaluar njollat, para se ta aplikoni hijen për sy aplikoni prajmer.
2. Përcaktohuni për prodhime rezistuese ndaj ujit
Kur të jetë e mundshme, përdorni maskarë rezistuese ndaj ujit dhe prodhime të ngjashme që ulin mundësinë për përhapje të grimit përreth syve.
3. Mos i mbyllni sytë kur e aplikoni grimin
Kur grimosin sytë, shumica e femrave mbyllin kapakun në mënyrë që grimin ta aplikojnë më mirë në sy. Femrat me kapakë të lëshuar do të duhet të shikojnë drejt në pasqyrë për ta parë më mirë këndin e kapakut të syve.
4. Hijezoni sipër kapakut
Mos lyeni me hije vetëm pjesën e poshtme të kapakut, sepse grimi nuk shikon kur të keni sytë hapur. Në vend të kësaj hijezoni hapësirën sipër kapakut, që grimi të jetë i dukshëm në situata të tilla.
5. Grimosni mesin e qerpikëve
Mos u përqendroni në grimcimin e këndit të brendshëm dhe të jashtëm të qerpikëve. Përkundrazi, me maskarë theksoni mesin e qerpikëve dhe kështu rrethoni shikimin e syrit.
6. Përdorni brushë dhe furçë cilësore
Për të parandaluar përhapjen e grimit në hapësirën e syve, përdorni brushë cilë- sore për aplikimin e grimit. Ju ndihmon shumë edhe brusha për aplikimin e hijeve për sy e cila garanton precizitet me rastin e aplikimit të grimit.