Viti i ri sapo ka filluar dhe tashmë na kanë ngazëllyer trendët të cilët na ofrohen kur është fjala për stilet e flokëve!

Fjala është për kthimin e retro stileve përnjëherë, ndërkaq pesë stilet në vijim do të jenë më të popullarizuarat:

1. E kaltra Nirvana

Biondet mund të gëzohen – në trend gjithë vitin do të jenë flokët ngjyrë platini e kaltër që në rrënjë janë diç më të errëta. Ky trend tashmë është bërë i popullarizuar me emrin “Nirvana Blonde”, transmeton Telegrafi.

2. Balluke të shkurtra

Balluket gjithmonë kanë qenë të popullarizuara, ndërkaq në vitin 2018 do të kemi rastin shpesh t’i shohin në gjatësi deri në gjysmë të ballit.

3. Balluke të lëshuara

Balluket të cilat thonë “sapo jam zgjuar” po i bëjnë absolutisht për vete të gjitha adhurueset e elegancës joprecize. Balluket lëshuara, të shprishura dhe të parregullta gjithmonë janë ide e mirë, ndërkaq shtesë plus është që janë të thjeshta për mirëmbajtje.

4. Gërsheti në formë bishti të kalit

Nga bishti i lartë mund të bëhen shumëçka dhe duke pasur parasysh që në vitin 2018 do të barten në të gjitha mënyrat e mundshme, vështirë se do të mund të gabojmë edhe me ndonjë interpretim të këtij stili praktik të rregullimit të flokëve.

5. Retro stil i flokëve dhe aksesorët

Është paraparë kthim i madh i gërshetave, flokëve të bujshme, llastiqeve të mëdha, shiritave dhe gjithë atyre që edhe në vitin e kaluar kemi mundur të vëmë bast që kurrë më nuk do të kthehen në modë. Këto detaje janë paralajmëruar në pistat e modës të brendëve të shumtë, ndërkaq tani do t’i shohim edhe në të ashtuquajturat paraqitje në rrugë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *