Joga për fytyrë është një seri ushtrimesh të cilat ndikojnë mu sikur joga për trupin: çliron dhe i tonifikon muskujt.
Seria e ushtrimeve bëhet 20 minuta, gjashtë ditë në javë dhe shumë shpejt jep rezultate pozitive, siç janë dukja rinore, lëkura elastike, zvogëlimi i rrudhave, shkëlqimi i shëndetshëm i lëkurës.
E ashtuquajtura joga kundër plakjes së fytyrës (Anti-age joga) nxit prodhimin e kolagjenit dhe ndihmon në ekuilibrin e hormoneve të gjëndrave tiroide, që rezulton me përshtatjen e mbarë organizmit.
Ushtrimet për fytyrë mund t’i bëni sa herë t’ju kujtohet, në mbrëmje apo në mëngjes, e ushtrimet e jogës dy herë në javë japin rezultate më të mira, transmeton Telegrafi.