Një i ri nga Ferizaj kishte bërë një plan ambicioz për mashtrim që gati sa nuk e realizoi në tërësi.
Ai shkoi në Drejtorinë e Arsimit në Gjilan dhe duke u prezantuar si zyrtar i një organizate e mashtroi një zyrtar duke i marrë 400 euro.
Kurse një drejtori të një shkolle i mori 50 të tjera.
Mirëpo, ai pasi kreu mashtrimet u zbulua e u arrestua.