Janë dy nga femrat më të bukura shqiptare që mahnisin të gjithë fansat e tyre kudo ku shfaqen, por duket se tashmë standardi i njëjtë i jetës prej milionere i ka afruar më shumë modelen Emina Çunmulaj dhe këngëtaren Elvana Gjata.
Fluturimi me çarter i këngëtares dhe fotot e argëtimit në Nammos të Mykonos i çmendën të gjithë, pasi dëshmojnë tashmë se për Elvana Gjatën ka nisur një epokë e re e jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ishte modelja e para, e cila në profilin e saj në Instagram publikoi një foto së bashku me këngëtaren.
Më pas vajzat e famshme postuan video në Instastory, duke u argëtuar dhe puthur njëra-tjetrën ndërsa shijonin kokteljet më të shtrenjta që ishin përgatitur posaçërisht për to. Por çfarë fshihet pas festës së drekës në Nammos, destinacioni që njihet për festat e shfrenuara, ku porosia e një tavoline VIP kap shifrën 10 mijë euro.
Mësohet se dy vajzat janë argëtuar pa limit në party-n e drekës, ku nuk kanë hezituar të lagen me shampanjë pasi në atë vend është traditë gara e pushuesve se kush hap më shumë shampanjë. Gjithashtu, mësohet se ato janë bërë pjesë e kërcimit në tavolina, që është diçka shumë e zakonshme në ishullin e shtrenjtë.
“E kallim Mykonos së bashku”, ka shkruar Emine në përshkrimin e fotografisë ku shihet në krah të vajzës më të komentuar të muzikës shqiptare, me të cilën duket se po kalojnë pushimet së bashku. Pas pushimeve, Elvana postoi foto nga një avion çarter, ku shprehej se ndodhen në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas.
Nuk dihet se sa gjatë do të rrijë këngëtarja në Tiranë dhe kur do të kthehet në SHBA, ku ndodhej disa ditë më parë për projektet e saj muzikore. Këngëtarja e njohur, prej kohësh po jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po punon fort për t’u futur në tregun ndërkombëtar në mënyrën më ideale të mundshme, dëshmia e parë e së cilës ishte klipi “Forever is over”. Fotot e reja që artistja poston në profilin e saj në Instagram janë vërtet të admirueshme sa i takon jetës luksoze që bën, ndërkohë që po përgatit albumin e saj të parë në anglisht.