Nëse jeni në kërkim të një diete për të arritur peshën tuaj ideale, kjo nuk do të thotë patjetër se duhet të vuani nga uria. Mjafton të keni vullnet e të ndiqni disa nga rregullat kryesore që dietologët rekomandojnë.

Ja cilat janë këshillat për të humbur deri në 3 kilogramë në javë në mënyrë të shëndetshme:

Pini sa më shumë ujë gjatë ditës

Uji nuk ka kalori dhe është një hidratues i përkryer dhe ju nevojiten të paktën 8 gota ujë natyral në ditë. Mos e zëvendësoni atë me lëngjet e frutave, pasi pavarësisht se lëngjet janë shumë të shëndetshme, mos harroni se përmbajnë kalori dhe nëse e teproni me to, mund ta teproni me karbohidratet pa e vënë fare re.

Largoni plotësisht nga menuja bukën e bardhë, orizin dhe pastën

Ju do të keni mundësi të arrini peshën ideale vetëm nëse dini të distancoheni nga “mëkati i bardhë” siç janë: buka e bardhë, sanduiçet, orizi i bardhë dhe pasta po me miell të bardhë.

Dhe nëse doni të humbisni në peshë, mos e zëvendësoni miellin e bardhë me atë integral, por me perime të shëndetshme. Për shembull nëse më parë do të konsumonit një sanduiç me pulë dhe majonezë, tashmë mund të konsumoni një sallatë jeshile me fileto pule, pomodorini, kastravec, misër etj, pra një pjatë me shumë vlera ushqyese dhe që ju ban në formë.

Largoni plotësisht nga menuja pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara

Pijet e gazuara dhe lëngjet e konservuara të frutave nuk duhet të kenë aspak vend nëse keni vendosur të arrini linjat tuaja perfekte trupore, pasi përveç se ato janë të dëmshme për shëndetin për shkak të përmbajtjes së tyre, ato kanë edhe një sasi shumë të lartë sheqeri industrial si dhe kanë shumë kalori.

Sakrifikoni të paktën një ushqim nga zakoni juaj ditor

Nëse jeni mësuar të konsumoni patatina gjatë orarit të punës apo një ëmbëlsirë pas darkës, mundohuni të hiqni fillimisht dorë nga njëra prej tyre. Pas disa kohësh ju do të harroni fare se më parë e konsumonit atë çdo ditë.

Konsumoni peshk salmon në një vakt gjatë ditës

Salmoni është i pasur me shumë vlera ushqyese dhe me shumë acide yndyrore Omega 3 dhe ka një ndikim shumë pozitiv në shëndetin dhe në lëkurën dhe pamjen tuaj. Prandaj mundohuni që njërin nga vaktet në ditë ta keni peshk salmon.

Bëni kardio të paktën 30 minuta në ditë

Për të rënë deri në 3 kilogramë në peshë gjatë një jave, nuk mjafton vetëm dieta, por edhe ushtrimet fizike. Mundohuni patjetër të bëni kardio në palestër ose ecje në natyrë të paktën 30 minuta në ditë.

Pini një kafe një orë para palestrës

Sipas studimeve nëse ju pini një kafe një orë përpara palestrës, do të ndiheni shumë më tepër energjikë dhe do të përballoni shumë më lehtë aktivitetin në palestër, duke ndihmuar kështu veten në djegjen e kalorive.

Flini gjysmë ore më shumë çdo ditë

Një gjumë i mirë ka një ndikim kryesor në metabolizmin dhe mirëqënien tuaj të përgjithshme shëndetësore. Prandaj nëse doni të bini në peshë, mundohuni të shkoni në shtrat gjysmë ore më parë, deri sa të arrini kohën ideale të gjumit, që është 7-8 orë në ditë.

Qëndroni drejt

Mund tju duket e pa vend, por qëndrimi me trupin drejt është shumë i rëndësishëm jo vetëm në aspektin estetik, por ai shmang edhe deformimet e shumta apo akumulimin e shëndetit dhe dhjamit në zona të caktuara.

Bëni 36 ulje ngritje në ditë

Edhe pa patur nevojë të shkoni në palestër, mundohuni të bëni 3 seanca me nga 12 ulje ngritje çdo ditë, për të forcuar në këtë mënyrë njëkohësisht muskujt e barkut, të këmbëve dhe të vitheve.

Çlirohuni nga fryrja e barkut

Nëse vuani nga fryrja e barkut apo keni problem me gazrat, drejtohuni në farmaci apo në dyqanet me bimë medicinale, pasi nëse sistemi juaj tretës ka probleme ju nuk do të ndiheni aspak mirë me veten dhe do të ndiheni shumë të lodhur e të pa motivuar për të kaluar një ditë sa më aktive dhe me energji.

Drejtojeni ju seksin

A e dini se në një pozicion aktiv gjatë seksit, kur jeni ju partneri që drejtoni dhe bëni lëvizjet kryesore, harxhoni rreth 150 kcal në 30 minuta? Prandaj edhe seksi i mirë është një faktor shtesë për të rënë në peshë. Përveç kësaj, gjatë seksit çlirohet endorfina, hormoni i lumturisë, i cili veç të tjerash ndikon edhe në largimin e toksinave nga organizmi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *