Ylli britanik i muzikës, Amy Winehouse ndërroi jetën në moshën 27-vjeçarja dhe humbja e saj në 2011-ën ishte një dhimbje e madhe për fansat dhe familjarët e Amy-t.

Tashmë më shumë se 6 vite nga vdekja e saj, babai i Winehouse ka bërë një rrëfim të trishto për “The Sun”, ku thotë se vajza e tij e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.

I ati i Amy-t, Mitch u shpreh se është fantazma e së bijës që i bën vizita të shpeshta dhe për këtë ndihet mjaft rehat.

Ai u shpreh:

Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *