Edhe pse ka lënë vendin tonë për t’ju dedikuar karrierës ndërkombëtare, Elvana Gjatën duket se do ta “përndjekë e shkuara.”

I “dashuri i saj i zemrës” Flori Mumajesi, duket se ka gjetur ngushëllim tek mikesha e saj e ngushtë, Liberta Spahiu, për të cilën ka lënë madje edhe Tiranën.

Edhe pse nuk kanë folur as njëri, as tjetri për lidhjen e tyre, duket se kantautori dhe moderatorja janë duke hedhur hapa seriozë në lidhjen e tyre.

Ka qenë miku i tyre i ngushtë, moderatori Alaudin Hamiti që u ka nxjerrë sekretin e marrëdhënies së fshehtë që po përpiqen të mbajnë Flori dhe Liberta, që nga muaji prill ku mediat zbuluan se mes tyre kishte nisur një histori pasionante.

Alaudini, i cili rri non stop me Libertën dhe Florin, që kur ata nisën lidhjen, ka zbuluar indirekt se lidhja e tyre jo vetëm që vazhdon, por është konsoliduar edhe më shumë.

Madje për t’i bërë qejfin mikeshës së tij, Alaudini i ka dorëzuar Florit emisionin që ka më shumë për zemër dhe që e moderon prej vitesh, programin e Vitit të Ri, shkruan “Panorama”.

“Kam kënaqësinë dhe nderin që këtë vit prezantimin e “’NIN festiv’ t’ia dorëzoj mikut tim Flori Mumajesi! ‘NIN festiv’ as never seen before…”, ishte njoftimi që moderatori më i pëlqyer në Kosovë, Alaudin Hamiti dha për ndjekësit e tij pak ditë më parë.

Por jo më kot Alaudini, miku më i ngushtë i moderatores së “Prive” Liberta Spahiut, i dorëzon programin e Vitit të Ri, kantautorit që është përfolur si i dashuri i mikeshës së ngushtë.

Deri tani kemi ditur se Liberta Spahiu ishte një nga mikeshat e ngushta të Elvana Gjatës, ish-partneres në muzikë dhe jetë sentimentale të kantautorit, Flori Mumajesit.

Dhe vetëm pak muaj pas ndarjes së Florit nga Elvana, ngjarjet kanë ndryshuar komplet rrjedhë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *