Një letër e mbërritur në rubrikën e psikologes së “The Sun”, tregon historinë e një burri i cili braktisi bashkëshorten dhe dy fëmijët për të jetuar me të dashurën që kishte njohur në punë. Por shumë shpejt gjërat do të ndryshonin në jetën e tij dhe ai do të merrte një goditje të fortë…

Letra e burrit

“Përshëndetje psikologe Deidre.

Kliko ne foto dhe shiko videon.

Unë sot jam 33 vjeç dhe jam i divorcuar. Para disa vitesh u martova me ish-gruan time të cilën e dashuroja, dhe së bashku kemi dy djem të mrekullueshëm. Por nuk vonoi shumë kur unë njoha një vajzë tërheqëse në punë dhe jo vetëm që e tradhtova gruan time me të, por madje dhe u dashurova si i çmendur. Arrita deri aty sa vendosa të ndahesha dhe të jetoja me të dashurën. Ajo më pati thënë se edhe ajo do të ndahej me të shoqin, sepse ishte e martuar gjithashtu, por disa muaj pasi filluam të jetonin së bashku, ndërroi mendje dhe më la duke u kthyer papë tek burri i saj.

Kjo më shkatërroi pasi vërtetë që e doja me gjithë shpirt.

Ka kaluar një vit prej ndarjes dhe gjërat në jetë më kanë ecur mirë. Kam një shtëpi të re, një punë më të mirë dhe në të dashur fantastike. Ajo është shumë e mirë dhe ka një trup perfekt. Por kam një problem të madh me të… edhe pse është e mrekullueshme, seksi me të zgjat shumë pak. Ajo ma ka përmendur disa herë këtë gjë, por unë nuk mundem të bëj seks me të. Mbaroj sa më shpejt të mundem, sepse mendjen e kam tek ish- e dashura.

Nuk e di si ta rregulloj këtë gjë, kam frikë se libido më ka rënë përtokë…”

Përgjigjja e psikologes

“Rrjedha e ngjarjeve paska qenë intensive, dhe duket se dëshpërimi dhe zhgënjimi jot është i madh. Ndoshta njohja me të dashurën aktuale ka ndodhur shumë shpejt, pasi ti ende vuan për ish- të dashurën. Jepi pak kohë vetes për të kuptuar që historia me të është mbyllur dhe të nevojitet një fillim i ri”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *