Një histori e pazakontë e një shqiptareje është bërë publike në mediat italiane. Vajza, emri i së cilës nis me E, 24-vjecare, ka rrëfyer përdhunimin që i është bërë nga një shqiptar. Ajo tregon se synonte studimet, por pas përdhunimit i braktisi dhe tentoi ti jepte fund jetës, të vetëvritej.
Vajza ka rrëfyer në seancën gjyqësore në Itali ndaj abuzuesit:
U përdhunova, por duhej të mbroja nderin dhe reputacionin e familjes dhe kështu më detyruan të fejohesha dhe martohesha. U bënë takimi mes palëve, familjes time dhe të atij por në fund lidhja nuk u bë. Tentuan të më bënin një martesë të diktuar, por ai nuk pranoi dhe unë vendosa ta denoncoja. A për përdhunim”.
Ajo tregon se me ndihmën e një psikologu e mori veten, edhe pse iu desh kohë e gjatë dhe shumë mund, e për trajtimet nuk kishte para.
Vajza 24 vjec ka dhënë dëshminë e saj në procesin kryesuar nga gjykatëse Caterina Lungaro, në Itali. Ajo ka denoncuar shtetasin E, edhe ai shqiptar. Ajo tregon se kur ishte 18 vjec u përdhunua nga shqiptari me të cilin u njoh në Facebook dhe patën një lidhje të fshehtë nga familja.
Vajza thotë:
Një natë ai më përdhunoi, unë shkova në shtëpi i thashë vëllezërve. Për atë kisha ndjenjë, por nuk patë një raport me dëshirë. I thashë motrës për gjithë këtë. Unë duhet të isha e virgjër për martesë, por nuk ndodhi kështu, edhe pse prisja që ai të vendoste për fejesë”.
Djali më pas prishi cdo raport me të dhe ajo u ndje e mashtruar. Këtu historia vetëm sa nis, pasi problemi bëhet tashmë cështje e familjeve dhe përfundon në gjyq.
Më tej ne shkrimin e mediat italiane, teksa përshkruhet mentaliteti dhe flitet edhe për kanun, theksohet:
Një punëtor shqiptar që merrej me bujqësi dhe që jeton në Imperia me familjen e tij nuk ka hequr dorë dhe ka provuar çdo mënyrë për të arritur qëllimin e tij. Por kur e shikon vajzën e tij të futur në telashe situata ndryshon”.
Sipas medias italiane:
I ati, pasi mësoi që vajza e tij E. ishte përdhunuar duke e marrë vesh këtë nga një seancë e mëparshme në gjykatë, pas tentativave për zgjidhje ishte mbyllur në një dhomë për të menduar një zgjidhje të mundshme të problemit”.
Në një nga seancat e fundit, në gjyq ishin nëna, babai, policët që hetuan dhe mjekët që kishin vizituar vajzën. Nëna shpjegoi në gjyq para akuzës, mbrojtjes dhe gjykatësit situatën, dhe çfarë kishte thënë vajza kur u kthye në shtëpi.