Edhe pse janë të ndarë vetëm për një periudhë të shkurtër, Kendra e pranon se për këtë arsye po vuan shumë. Ajo për mediat amerikane e ka pranuar se ka probleme dhe se vuan nga depresioni vagjinal, si pasojë e mungesës së seksit.

Për shkak se bashkëshorti i saj gjendet në Kaliforni, ndërsa ajo në Los Anxhelos kur është duke realizuar xhirime, seksi mes tyre ka kohë që mungon dhe këtë ajo vështirë po e përballon.

Ajo në të kaluarën ka qenë në romancë me themeluesin e Playboy-it, Hugh Hefner i cili ishte 60 vite më i moshuar se ajo, por tani dëshiron që këtë pjesë të jetës ta harroj. “Nganjëherë është e vështirë të njihesh si një lepurushe e Playboy-it, pasi asnjëherë nuk e kam konsideruar veten në atë mënyrë. E kam braktisur botën e Playboy-it para gati 10 viteve dhe kam vazhduar me botën time”, kishte deklaruar Kendra kohë më parë.

Tani është një grua familjare dhe ka dy fëmijë. Edhe pse dëshiron ta fshijë të kaluarën, ajo padyshim se do ta ndjek tërë jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *