Është përfolur kaq shumë për Besin dhe Xhensilën, saqë për një moment na krijohet përshtypja sikur dimë gjithçka për ta: si ka qenë historia e tyre e njohjes, pushimet, dasma e shumë komentuar dhe luksoze, muaji i mjaltit (për hir të së vërtetës, dimë në fakt shuumë)… ajo që na kishte mbetur pa mësuar ishte foleja e dashurisë së çiftit.

Ishim shumë kuriozë, por ja e zbuluam dhe këtë. Me rastin e festave të fundvitit, Besi na u tregua shumë bujarë dhe ‘hapi’ dyert e shtëpisë, dhomës së ndenjes konkretisht, duke na treguar se festat kishin mbërritur edhe tek ata.

Ju mund t’ju ketë tërhequr vëmendje, pema e zbukuruar aq bukur, oxhaku i ndezur mbi të cilin janë vendosur çorapet me babagjyshin e Vitit të Ri, dhe dekorimet e tjera festive, por neve sytë na mbetën më tepër tek korniza me foton e çiftit e cila qëndron e vendosur mbi tavolinë, jo se nuk e kishim parë më parë, por e plotëson atë pikërisht atë ambientin perfekt të një shtëpie ëndrrash.

Me siguri për të gjitha këto elemente të kuruara deri në detaje duhet të jetë kujdesur Xhensila, Besi thjesht bën foton.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *