Rasim Thaçin e kemi parë në shumë projekte filmike të humorit.
Ai u bë i famshëm në saje të shumë episodeve komedike të serisë filmike të njohur si “Treshi përsheshi”.
Aktori është i njohur edhe për përkushtimin që ka ndaj familjes së ngushtë sidomos ndaj bashkëshortes, Shukrijës.
Por, asnjëherë nuk e kemi parë, aktorin të njohur më mirë si Cima, të jetë kaq romantik.
Bashkëshortja ka pasur këto ditë ditëlindjen e radhës, ndërkohë aktori ka menduar një befasi për të.
“Sot një befasi për bashkëshorten time, edhe pse me vonesë shkaku i xhirimeve , por ja vlejti (Plani u krye me suksese”, ka shkruar ai krahas videos të cilën e ka hedhur në Facebook.
Ndryshe, aktorin do ta shohim edhe në disa projekte të reja homoristike gjatë festave të fundvitit.